U aksidentua më 9-dhjetor, ndërron jetë gruaja nga Obiliqi
Një 45-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Tashmë e ndjera më 9 dhjetor ishte aksidentuar bashkë me vajzen e saj në rrugën ‘Hasan Prishtina’ të Obiliqit. Por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Lajmin për vdekjen e kësaj gruaje u konfirmua nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 01:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësorja N.B. 45 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 09 dhjetor 2022 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq”, tha Ahmeti.