"Të nderuar muslimanë": Nesër protestohet në Prishtinë pro Palestinës - NACIONALE

"Të nderuar muslimanë": Nesër protestohet në Prishtinë pro Palestinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër në Prishtinë do të protestohet kundër bombardimeve në Gaza dhe në mbështetje të Palestinës.

Një grup në Facebook, ka njoftuar se pas faljes së namzit të drekës nga xhamia e madhe Mehmet Fatihu e deri të sheshi Zahir Pajaziti do të marshohet kundër bombardimeve në Gaza.

Organizator i marshit për Palestinën është Albert Berisha, i cili ishte i dënuar në shkallën e parë me tre vjet e gjysmë burgim për terrorizëm, për pjesëmarrje në luftën në Siri.

Të nderuar muslimanë shqiptarë që jetoni në Kosovë
Ju ftojmë që me datë 21 Tetor, ditë e shtunë nga ora 13:15 deri pak para orës 14:00 , menjëherë pas namazit të drekës nga xhamia e madhe Mehmet Fatih e deri te sheshi Zahir Pajaziti të marshojmë së bashku në heshtje, pa bërtima e zhurmë , pa rënë pre e asnjë provokimi, në përkrahje të Palestinës në përgjithësi, e në përkrahje të Gazës në veçanti, duke i nderuar viktimat civile të pafajshme dhe duke shprehur përkrahjen tonë për palestinezët e pafajshëm
”, thuhet në grupin “Marshojmë për Palestinën” në Facebook.

“Prandaj nëse i thua vetes musliman, nëse i thua vetes shqiptar, nëse i thua vetes njeri dhe ke ndërgjegje njerëzore...” - thuhet tutje.

Lajme të ngjashme