Turqia: Edhe pesë anije me drithëra janë nisur nga Ukraina - NACIONALE

Turqia: Edhe pesë anije me drithëra janë nisur nga Ukraina

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pesë anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së Stambollit, tha të premten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

Sipas deklaratës së kësaj ministrie, në të cilën nuk u saktësuan portet nga të cilat janë nisur anijet dhe destinacionet e tyre, dërgesat nga portet ukrainase janë duke vazhduar sipas planit, raporton agjencia “Anadolu”.

Turqia, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll më 22 korrik për ta rifilluar eksportimin e drithërave nga tri porte ukrainase në Detin e Zi. Eksporti ishte ndërprerë për shkak të fillimit të luftës në shkurt.

Në Stamboll është themeluar Qendra e Përbashkët e Bashkërendimit me zyrtarë nga Kombet e Bashkuara, Turqia, Ukraina e Rusia. Qëllimi i kësaj qendre është mbikëqyrja e dërgesave.

Që nga lundrimi i anijes së parë sipas marrëveshjes së Stambollit më 1 gusht, më shumë se 145 anije me mbi 3 milionë tonë prodhime bujqësore janë nisur për lundrim nga Ukraina.

Lajme të ngjashme