“Turp": Mehmetaj e akuzon Minsitrinë e Çekut se nuk i dha para për dokumentarin e Rugovës
Gani Mehmetaj, opinionist dhe veprimtar i moçëm i çështjes kombëtare, ditë më parë ka shkruar një status, në të cilin ka hedhur një akuzë në drejtim të Ministrisë së Kulturës, që udhëhiqet nga ministri Hajrulla Çeku.
Sipas tij, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës nuk e ka mbështetur filmin e tij dokumentar rreth Ibrahim Rugovës, ish-president historik i Kosovës.
Tutje, Mehmetaj ka vlerësuar se kjo ndërmarrje për Rugovën është projekti më serioz kinematografik në dhjetëvitëshin e fundit.
“Mbështetja financiare për filmin “Rugova, rilindasi i fundit” do t’i bënte nder Ministrisë së Kulturës, do t'i bente nder shtetit të Kosovës. Është projekti më serioz kinematografik në dhjetëvjetëshin e fundit, ndërsa presidenti historik është njëri ndër personalitetet më të mëdha që i patëm në shekullin XX. Është e turpshme të refuzohet në këtë mënyrë.
A duhet të kërkojnë llogari deputetet e Kuvendit të Kosovës?” – ka shkruar ai.