Turistëve të huaj te Ujëvara e Mirushës iu thye vetura dhe iu vodhën dokuementet personale
Një rast i vjedhjes ka ndodhur në afërsi të Ujëvarës së Mirushës.
Dy turistëve të huaj aty, Policia ka raportuar se iu thye vetura dhe iu vodhën dokumentet personale.
Njoftimi:
“Fsh. Llapqevë, Malishevë 15.10.2024 – 13:10. Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikë Latine) kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë te Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe prej aty u është vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumentet personale. Rasti në hetime”.