'Turi nëpër Evropë': Kurti lajmërohet Roma, merr pjesë në fushatën e socialistëve për zgjedhjet evropiane
Që 10 ditë larg Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar nga kryeqyteti i Italisë ku ka marrë pjesë në hapjen e fushatës së Partisë Evropiane të Socialistëve dhe Demokratëve (PES) për zgjedhjet evropiane të cilat do mbahen me 9 qershor në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian
Në një postim në Facebook, kryeministri Kurti ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të cilat tha se nuk janë të rëndësishme vetëm për socialdemokratët e Evropës sepse "rezultati i këtyre zgjedhjeve varet demokracia evropiane dhe vlerat tona të përbashkëta".