“T’u konfiskohen 184 mijë euro”: Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 18 personave për rastin “Subvencionet V” - NACIONALE

“T’u konfiskohen 184 mijë euro”: Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 18 personave për rastin “Subvencionet V”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër 18 persona të dyshuar për rastin e njohur si “Subvencionet V”.

Inicialet e të pandehurve janë:

“K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M.”

Prokuroria ka njoftuar se të pandehurit dyshohen për veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ , ‘’Ushtrim i ndikimit’’ si dhe ‘’Mashtrim me subvencione”.

Katër prej të pandehurve, janë nga Ministria e Bujqësisë, dy janë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një zyrtar në Komunën e Kllokotit, një zyrtar në Komunën e Vitisë dhe 10 të pandehur të tjerë jaën qytetarë.

Po ashtu, në fund të njoftimit thuhet se Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00 euro.

Lajme të ngjashme