Truss dhe Von der Leyen: Mobilizimi do të thotë se pushtimi i Rusisë po dështon
Pas takimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më herët, kryeministrja Liz Truss dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.
Në një deklaratë ato thonë se pajtohen se mobilizimi në Rusi është një "shenjë se pushtimi i Rusisë po dështon".
"Është një deklaratë dobësie," u shprehën ato, duke shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën "për aq kohë sa të duhet".
Në deklaratën e tyre u tha gjithashtu se Truss dhe Von der Leyen diskutuan mbi marrëdhëniet BE-MB, përfshirë Irlandën e Veriut.
