Truprojat e shumta të Kurtit brenda sallës së gjyqit, deputeti i LDK-së: A të erdh marre kur i pe prokurorët e gjyqtarët?
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili sot në gjykatë është paraqitur me disa truproje.
Ai është habitur se si kryeministrit paraqitet me katër truproja në vendin më të sigurt.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shtruar një pyetje për Kurtin.
“Qysh bre kryeministër, me truproje ne vendin ma të sigurt të shtetit. A të erdh marre kur i pe prokurorët e gjyqtaret, a tu kujtojke kur thoshe se ata duhet me pasë mbrojtje të afërt, jo kryeministrat”, ka shkruar Guri.