Trupi i dorëzuar nga Hamasi nuk është i penges Shiri Bibas, thotë ushtria izraelite
Njëri nga katër trupat e kthyer nga Gaza në Izrael të enjten nuk është pengia Shiri Bibas, siç ka pretenduar Hamasi, tha ushtria izraelite.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e kanë informuar familjen Bibas se bijtë e saj janë identifikuar, pasi mbetjet e tyre iu dorëzuan izraelit nga Hamasi të enjten, raporton televizioni BBC.
Megjithatë, trupi i tretë nuk u identifikua si nëna e tyre, shtoi ushtria izraelite, duke e kërkuar kthimin e trupit të saj bashkë me pengjet e tjera të mbetura në Gaza. Hamasi nuk e ka komentuar ende pretendimin e Izraelit.
“Gjatë procesit të identifikimit, u përcaktua se trupi shtesë i pranuar nuk është i Shiri Bibas-it dhe asnjë lidhje nuk u gjet për ndonjë peng tjetër. Ky është një trup anonim, i paidentifikuar” – shkroi ushtria izraelite në rrjetin X.
“Kjo është një shkelje e ashpërsisë më të lartë nga organizata terroriste Hamas, e cila është e obliguar sipas marrëveshjes për t’i kthyer katër pengjet e ndjera. Ne kërkojmë që Hamasi ta kthejë Shiri-n në shtëpi bashkë me të gjitha pengjet tona” – thuhet më tej.
Ushtria izraelite tha se dy fëmijët “u vranë brutalisht nga terroristët në robëri në nëntor të vitit 2023”, sipas të gjeturave të inteligjencës dhe të forenzikës. Sidoqoftë, Hamasi ka thënë se fëmijët dhe nëna e tyre janë vrarë nga bombardimet izraelite.