Trumpi thotë se Ukraina e Rusia janë pajtuar për armëpushim 3-ditor, me kërkesën e tij - NACIONALE

Trumpi thotë se Ukraina e Rusia janë pajtuar për armëpushim 3-ditor, me kërkesën e tij

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë janë pajtuar, me kërkesën e tij, që të mbajnë tri ditë armëpushim dhe të shkëmbejnë një numër të caktuar të të burgosurve, duke shtuar se një ndalje e tillë e armiqësive mund të jetë “fillimi i fundit” të luftës së gjatë mes dy vendeve.

Trumpi njoftoi në rrjete sociale se armëpushimi do të fillojë të shtunën e do të përfundojë të hënën. Të shtunën në Rusi shënohet Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste, raporton agjencia “Associated Press”.

“Njoftoj me kënaqësi se do të ketë një armëpushim treditor (9, 10 dhe 11 maj) në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Festa në Rusi është për Ditën e Fitores, por, njësoj, edhe në Ukrainë, sepse ata ishin gjithashtu pjesë dhe faktor i madh në Luftën e Dytë Botërore” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo kërkesë u bë drejtpërdrejt nga unë dhe unë e vlerësoj shumë marrëveshjen nga presidenti Vladimir Putin dhe presidenti Volodymyr Zelensky. Shpresoj se ky është fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe me luftime të forta” – shtoi Trumpi.

Sipas tij, bisedimet për fundin e luftës po vazhdojnë dhe “ne po i afrohemi [fundit të saj] përditë”.

Lajme të ngjashme