Trumpi thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po ia kalojnë shumë mirë - NACIONALE

Trumpi thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po ia kalojnë shumë mirë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të mërkurën se vendi i tij po ia kalon shumë mirë me Iranin dhe se takimet e fundit në Katar kanë shkuar mirë.

“Denuklearizimi i Iranit po lëviz mirë. Kanë pasur takime shumë të mira dhe do të shohim” – tha presidenti amerikan para gazetarëve, raporton agjencia “Reuters”.

ShBA-ja dhe Irani zhvilluan bisedime teknike të mërkurën në kryeqytetin e Katarit, Doha, përderisa po mundohen që të arrijnë pajtim për trafikun detar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe për sigurimin e një armëpushimi të qëndrueshëm, thanë një zyrtar iranian dhe një burim me njohuri të drejtpërdrejta rreth bisedimeve.

Emisarët amerikanë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, u takuan me kryeministrin e Katarit, shtet ndërmjetës në bisedime, bashkë me Pakistanin, për ta përgatitur terrenin për bisedime, por nuk do të marrë vetë pjesë në to, tha burimi me njohuri rreth negociatave.

“Po ia kalojmë shumë mirë” – tha presidenti Trump.

Lajme të ngjashme