Trumpi thotë se Izraeli dhe Libani janë pajtuar për armëpushim 10-ditor
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se Libani dhe Izraeli janë pajtuar për një armëpushim 10-ditor që do të fillojë në orën 23:00 sipas zonës kohore të Kosovës.
Në një shkrim në rrjete sociale, ku e njoftoi armëpushimin, Trumpi tha se ka biseduar me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, dhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në deklaratën e tij nuk përmendet fare Hezbollahu, grupi militant në Liban që përkrahet nga Irani dhe me të cilin Izraeli ka shkëmbyer zjarr, raporton televizioni BBC.
“Të martën, dy vendet u takuan për herë të parë në 34 vjet këtu në Uashington, me sekretarin tonë të mrekullueshëm të Shtetit, Marco Rubi” – shkroi presidenti amerikan.
“Ka qenë nder për mua që të zgjidh 9 luftra në mbarë botën dhe kjo do të jetë e dhjeta, prandaj le ta kryejmë” – shtoi ai.