Trumpi thotë se cilido shtet që trafikon drogë në ShBA mund të sulmohet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se cilido shtet që trafikon drogë ilegale në vendin e tij mund të sulmohet.
“Kushdo që është duke e bërë atë dhe duke e shitur atë [drogën] në vendin tonë është subjekt i sulmit” – tha presidenti amerikan para gazetarëve gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, pasi e ngriti çështjen e kokainës nga Kolumbia, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
As Ministria e Jashtme e Kolumbisë, as zyra e presidentit Gustavo Petro nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Forcat amerikane kanë kryer disa sulme ndaj barkave të dyshimta të drogës në Karaibe dhe në ujërat e Paqësorit, duke vrarë dhjetëra njerëz.