Trumpi kërcënon që koston e dëmit nga tymi i zjarreve t’ia ngarkojë Kanadasë në taksa - NACIONALE

Trumpi kërcënon që koston e dëmit nga tymi i zjarreve t’ia ngarkojë Kanadasë në taksa

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kritikoi Kanadanë për tymin nga zjarret në natyrë në territorin e saj, që tashmë e ka kaluar kufirin dhe ka hyrë edhe në një pjesë të ShBA-së.

“Ne do ta mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin që ata nuk po i mirëmbajnë si duhet pyjet dhe shkurret dhe Shtetet e Bashkuara po pushtohen pa nevojë nga ajri i ndyrë, i ndotur dhe i dëmshëm, cilësia e të cilit është e rrezikshme dhe tërësisht e papranueshme” – shkroi ai në rrjetin “Truth Social”.

Ai tha se do ta telefonojë kryeministrin kanadez, Mark Carney, për të kërkuar një shpjegim për “neglizhencën e vullnetshme” të vendit të tij që i ka shkaktuar ShBA-së “kosto të pallogaritshme” përmes tymit.

“Kostoja e kësaj ndotjeje duhet të shtohet në taksat që Kanadaja është duke i paguar aktualisht” – paralajmëroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme