Trumpi e rikthen bllokadën në Hormuz dhe vendos taksë prej 20 për qind për kalimin e anijeve - NACIONALE

Trumpi e rikthen bllokadën në Hormuz dhe vendos taksë prej 20 për qind për kalimin e anijeve

7 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe do të mbetet e hapur “me apo pa Iranin” dhe se vendi i tij do ta rikthejë bllokadën ndaj porteve iraniane atje.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë që të zbatojnë një taksë prej 20 për qind ndaj anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit për t’u garantuar siguri atyre, shkruan gazeta “The Guardian”.

“Ne do ta rivendosim bllokadën iraniane, e quajtur ashtu sepse do t’ua ndalojë hyrjen apo daljen vetëm anijeve ose konsumatorëve të Iranit” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në rrjetin “Truth Social”.

“Të gjitha shtetet e tjera do të kenë përdorim të drejtë dhe të hapur për Ngushticën” – shtoi ai.

Një oficer i lartë ushtarak iranian paralajmëroi se vendi i tij nuk do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara që të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit.

Lajme të ngjashme