Trumpi e pret Netanyahun në Florida, e diskutojnë fazën e ardhshme të planit për Gazën - NACIONALE

Trumpi e pret Netanyahun në Florida, e diskutojnë fazën e ardhshme të planit për Gazën

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumo, u takua të hënën në Florida me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për bisedime rreth zhbllokimit të një ngërçi në lidhje me armëpushimin në Gaza dhe adresimin e shqetësimeve të Izraelit për Iranin dhe grupin libanez, Hezbollah.

Duke folur para gazetarëve në kohën kur dy udhëheqësit hynë në rezidencën e Trumpit, Mar-a-Lago, në Florida, Trumpi përdori ton mbështetës ndaj Netanyahut, edhe pse disa ndihmës dhe aleatë kanë lënë të kuptohet se kryeministri izraelit e ka ngadalësuar qëllimisht zbatimin e disa elementeve të marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar në tetor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi tha se dëshiron që të kalohet në fazën e dytë të paktit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit sa më shpejt që të jetë e mundur, por se “duhet të ketë çarmatosje të Hamasit”.

Ai shtoi se do të ishte i hapur për të mbështetur një sulm tjetër të shpejtë izraelit ndaj Iranit, nëse ky shtet e vazhdon zhvillimin e raketave balistike dhe programit bërthamor.

“Më duket se po ta kishim kryeministrin e gabuar, Izraeli nuk do të ekzistonte” – tha Trumpi para gazetarëve me komente plot vlerësim pozitiv për udhëheqësin izraelit.

Ai tha se presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka thënë se planifikon që t’ia falë Netanyahut akuzat që lidhen me korrupsionin.

Presidenti amerikan tha më tej se shpreson që Izraeli të ketë raporte të mira me Sirinë, edhe pse qeveria e Netanyahut vazhdimisht e ka shkelur sovranitetin e vendit fqinj që nga rrëzimi i ish-presidentit Bashar al-Assad nga pushteti para një viti.

Lajme të ngjashme