Trumpi do të dënohej për ndërhyrje në zgjedhje, nëse s’do të bëhej president, thuhet në raportin e Departamentit të Drejtësisë - NACIONALE

Trumpi do të dënohej për ndërhyrje në zgjedhje, nëse s’do të bëhej president, thuhet në raportin e Departamentit të Drejtësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të dënohej për përpjekje të paligjshme për ta zhbërë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në ShBA, nëse ai nuk do të zgjidhej president në zgjedhjet e vitit të kaluar, sipas një raporti të Departamentit të Drejtësisë që i është lëshuar Kongresit.

“Dëshmitë e pranueshme ishin të mjaftueshme për të siguruar dhe mbajtur një dënim në gjykim” – thuhet në raportin e hetuesit të posaçëm, Jack Smith, raporton televizioni BBC.

Dokumenti me 137 faqe iu dërgua Kongresit, pasi gjykatësja Aileen Cannon e hapi rrugën për publikimin e pjesës së parë nga dy pjesët e raportit të Smithit, që ka të bëjë me rastin e ndërhyrjes në zgjedhje.

Ajo urdhëroi për mbajtjen e një seance më vonë gjatë javës për atë nëse do të lirohet pjesa e raportit rreth akuzave se Trumpi ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara qeveritare.

Presidenti i zgjedhur do të inaugurohet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Hetuesi i posaçëm, Jack Smith, dha dorëheqje nga posti i tij javën e kaluar.

Lajme të ngjashme