Trumpi dhe Jingpingu pritet të takohen të enjten në Korenë e Jugut - NACIONALE

Trumpi dhe Jingpingu pritet të takohen të enjten në Korenë e Jugut

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të takohet të enjten në Korenë e Jugut me homologun kinez, Xi Jinping.

Takimi është një mundësi që krerët e dy ekonomive më të mëdha në botë t’i stabilizojnë marrëdhëniet pas disa muajve me tensione për shkak të çështjeve tregtare, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Përdorimi agresiv i taksave nga Trumpi që nga koha kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e dytë, i kombinuar me kufizimet hakmarrëse të Kinës ndaj eksportit të mineraleve të rralla i kanë dhënë këtij takimi urgjencë të re.

Në ditët para takimit, zyrtarët amerikanë kanë sinjalizuar se Trumpi nuk synon që ta përmbushë kërcënimin për 100 për qind taksë shtesë ndaj mallrave kineze dhe Kina ka shfaqur shenja se është e gatshme që t’i zbusë kontrollet ndaj eksportit të mineraleve të rralla.

Gjatë udhëtimit drejt Koresë së Jugut, Trumpi tha para gazetarëve se ai mund t’i ulë taksat që ia ka vendosur Kinës më herët këtë vit në lidhje me rolin e saj në prodhimin e fentanilit.

Lajme të ngjashme