Trump thotë se marrëveshja nuk përfshin lehtësim të sanksioneve për Iranin
Presidenti Donal Trump u pyet nëse marrëveshja me Iranin përfshin lehtësim të sanksioneve ndaj Iranit.
“Jo, nuk përfshin”, u përgjigj ai, shkruan BBC.
Presidenti citohet të ketë shtuar se “Në të vërtetë, ka të bëjë me sjelljen. Nëse ata bëjnë atë që duhet të bëjnë, atëherë kjo fillon të ketë efekt.”
Më pas ai foli për vështirësitë rreth luftimeve mes Libanit dhe Hezbollahut, duke thënë se SHBA-ja dëshiron të shohë nëse mund ta “zgjidhë drejtpërdrejt” këtë konflikt.
“Duket sikur thjesht nuk merr fund kurrë”, shtoi ai.