Trump thotë se është “shumë larg” marrjes së një vendimi për dërgimin e trupave në Iran
Donald Trump i tha New York Post se është “shumë larg” marrjes së një vendimi nëse do të urdhërojë dërgimin e trupave amerikane në Iran.
I pyetur nëse do ta shqyrtonte mundësinë e dërgimit të ushtarëve në vend për të siguruar rezervën e uraniumit, Trump tha: “Nuk kemi marrë ende asnjë vendim për këtë. Jemi shumë larg kësaj.”
Ai gjithashtu përsëriti se “nuk është i kënaqur” me zgjedhjen e Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem.