Trump takohet me Macron dhe Zelensky
Presidenti i zgjedhur Donald Trump zhvilloi një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, para ceremonisë së rihapjes së Katedrales Notre Dame. Takimi, i cili u mbajt në Pallatin Élysée, zgjati pak më shumë se gjysmë ore, shkruan CNN.
Fillimisht, Trump dhe Zelensky ishin planifikuar të zhvillonin bisedime të ndara, njëra pas tjetrës, me Macron.
Zelensky tha në fund të nëntorit se dëshironte të punonte “drejtpërdrejt” me Trump dhe ishte i hapur për idetë e tij.
Ai gjithashtu tha se lufta e Rusisë me vendin e tij mund të përfundojë vitin e ardhshëm dhe se po priste propozimet e Trump-it për zgjidhjen e konfliktit.