Trump ripërsërit dëshirën për kontroll amerikan të Gazës - NACIONALE

Trump ripërsërit dëshirën për kontroll amerikan të Gazës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti Donald Trump të hënën ripërsëriti dëshirën e tij që Shtetet e Bashkuara të kontrollojnë Gazën, duke e quajtur enklavën palestineze “një copë e pabesueshme e pasurisë së patundshme.”

“Të kemi një forcë paqeje si Shtetet e Bashkuara atje, që kontrollon dhe zotëron Rripin e Gazës, do të ishte një gjë e mirë,” citohet të ketë thënë Trump gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë përkrah kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, shkruan CNN.

Trump përmendi sërish zhvendosjen e popullsisë së Gazës dhe pretendoi se “plot vende” do të pranonin 2.1 milionë palestinezët e dëbuar.

Aleatët rajonalë e kanë refuzuar një zhvendosje të tillë të detyruar, e cila mund të përbëjë një krim lufte.

Lajme të ngjashme