Trump padit CNN, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje - NACIONALE

Trump padit CNN, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ish-presidenti Donald Trump ka paditur të hënën CNN, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi pretendon se rrjeti ka shpifur ndaj tij në përpjekje për të shkurtuar çdo fushatë të ardhshme politike të tij.

Padia, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të ShBA-së në Fort Lauderdale, Florida, fokusohet kryesisht në termin "Gënjeshtra e madhe" në lidhje me pretendimet e rreme të Trump për mashtrim të përhapur që ai thotë se i kushtoi Joe Biden zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Deri më tani, CNN ka thënë se nuk ka asnjë koment mbi padinë.

Edhe gjatë kohës si president, Trump ka sulmuar vazhdimisht CNN, ndërsa tani padia e Trump pretendon se "Gënjeshtra e madhe", një frazë me konotacione naziste, është përdorur në lidhje me të më shumë se 7700 herë në CNN që nga janari 2021.

"Kjo ka për qëllim të përkeqësojë dhe të trembë njerëzit," është shprehur Trump.

Në një deklaratë të dhënë të hënën, Trump sugjeroi që padi të ngjashme do të ngriheshin edhe kundër organizatave të tjera të lajmeve. Ai shtoi se gjithashtu mund të ndërmarrë "veprime të duhura" kundër komitetit të Dhomës që hetonte sulmin e 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e tij.

Padia e Trump vjen në një kohë kur ai është duke e menduar kandidimin për presidencën në 2024.

Lajme të ngjashme