Kremlini mbështet planin e Elon Musk për përfundimin e luftës, Zelensky i përgjigjet me sondazh - NACIONALE

Kremlini mbështet planin e Elon Musk për përfundimin e luftës, Zelensky i përgjigjet me sondazh

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kremlini ka lavdëruar shefin e Tesla-s, Elon Musk, për sugjerimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, pasi Kievi e dënoi propozimin e tij, duke thënë se e konsideron si lojë shpërblyese të Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se është shumë pozitive që dikush si Elon Musk, është duke kërkuar rrugëdalje paqësore nga kjo situatë.

“Krahasuar me shumë diplomatë profesionistë, Musk është ende në kërkim të mënyrave për të arritur paqen dhe arritja e paqes pa përmbushjen e kushteve të Rusisë është absolutisht e pamundur,” u shpreh ai.

Kujtojmë se, në një sondazh në Twitter të postuar të hënën, shefi i Tesla-s i propozoi Ukrainës t'i dorëzojë përgjithmonë Krimenë Rusisë, dhe që referendumet e reja të mbahen nën kujdesin e OKB-së për të përcaktuar fatin e territorit të kontrolluar nga Rusia dhe që Ukraina të pajtohet me neutralitetin.

Megjithatë, Kievi u përgjigj duke thënë se nuk do të pranojë kurrë të lëshojë tokën e marrë me forcë dhe se nuk mund të mbahen referendum në një territory të pushtuar nga ku janë vrarë e dëbuar shumë njerëz.

Sondazhit të Musk, iu përgjigj edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me një sondazh të tij, ku pyet: Cilin Elon Musk e pëlqeni më shumë? Atë që mbështet Ukrainën, apo atë që mbështet Rusinë?

Sa i përket sondazhit të Musk, i cili kishte mbledhur më shumë se 2.5 milionë vota, rreth 60 prej tyre ishin kundër planit të propozuar.

Por, Peskov të martën tha se në këtë votim ishin duke marrë pjesë llogarie të rreme të Twitter.

Peskov shtoi po ashtu se, Moska ka qenë gjithmonë e hapur për një përfundim të negociuar të konfliktit dhe kritikoi një dekret të ri ukrainas që thotë se Kievi nuk do të negociojë drejtpërdrejt me Putinin.

Lajme të ngjashme