Trump ndaloi përkohësisht ndihmën e USAID, Instituti GAP: I ndikon rreth 17 projekte aktive
Ditë më parë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ndaloi përkohësisht ndihmën globale që e ofron USAID, e cila prek edhe Kosovën.
Në lidhje me këtë temë, Instituti GAP ka treguar se kjo ndalesë e përkohshme i prek 17 projekte aktive.
“Urdhëri i Presidentit të SHBA për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë🇽🇰 i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit” – ka shkruar Instituti GAP.