Trump kërcënon me tarifa 50% ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse - NACIONALE

Trump kërcënon me tarifa 50% ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për të vendosur një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë për shkak të blerjeve të saj të naftës nga Rusia, raporton BBC.

Kjo do ta çojë totalin e tarifës për importet indiane në SHBA në 50% – një ndër normat më të larta të vendosura ndonjëherë nga SHBA.

Sipas urdhrit ekzekutiv, norma e re do të hyjë në fuqi për 21 ditë, pra më 27 gusht.

Në një reagim të Ministrisë së Jashtme të Indisë të mërkurën, thuhet se Delhi e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e tij për importet nga Rusia dhe ka përsëritur se tarifa është "e padrejtë, e pajustifikuar dhe e paarsyeshme".

"Është për të ardhur keq që SHBA ka zgjedhur të vendosë tarifa shtesë ndaj Indisë për veprime që edhe disa vende të tjera i ndërmarrin në interesin e tyre kombëtar", thuhet në deklaratën e shkurtër.

"India do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj kombëtare", shtohet më tej.

Lajme të ngjashme