Trump i uron Biden-it "shërim të shpejtë dhe të suksesshëm" pas diagnozës me kancer në prostatë
Presidenti Donald Trump i ka uruar ish-presidentit Joe Biden një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm pasi atij iu diagnostikua një formë “agresive” e kancerit të prostatës.
“Melania dhe unë jemi të trishtuar kur morëm vesh për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I dërgojmë urimet më të përzemërta Jill-it dhe familjes, dhe i urojmë Joe-s një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm,” shkroi Trump në Truth Social.