Tromp e krahason Serbinë me 'luan të uritur': S’e ngopi as Gjykata Speciale!
Në një intervistë për “Info Magazinë”në Klan Kosova, hulumtuesja e TPNJ, Nevenka Tromp, e krahasoi Serbinë me një “luan të uritur” që nuk e ngopi as krijimi i Gjykatës Speciale.
Sipas saj, ekzistenca e kësaj gjykate ka qenë gjithmonë një mjet politik dhe pjesë e procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo theksoi se përpjekjet për t’i bërë lëshime Serbisë nuk kanë sjellë rezultate pozitive.
“Ta ushqeni gjithmonë luanin e uritur nuk do të thotë që ky luan një ditë do të thotë “tani mjafton, jam i kënaqur”. Ky luan i uritur do të dëshirojë gjithnjë më shumë dhe më shumë”, tha Tromp.