Tri vetura dhe një pjesë e shtëpisë përfshihen nga zjarri në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 01:10, në rrugën “Selman Lokaj”.
Sipas Policisë, në rrethana ende të panjohura, nga zjarri janë përfshirë tri vetura dhe një pjesë e shtëpisë së viktimës, mashkull/kosovar.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri tri vetura dhe një pjesë e shtëpisë së viktimës m/k. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë.
Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa rasti është duke u hetuar.