Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë raportuar tri raste të dhunës në Kosovë brenda 24 orëve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet e ndodhura janë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Istog.
Nga këto tri raste, janë arrestuar edhe tre persona.
Siç njofton policia, në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi i njëjti ka përdorur dhunë ndaj bashkëshortës së tij dhe më pas me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Në anën tjetër thuhet se edhe në Prishtinë është arrestuar një person pasi kishte kanosur bashkëshortën e tij për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Ndërkohë, i njëjti rast ka ndodhur edhe në Istog ku shtë arrestuar i dyshuari që kishe ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.
“Fushë Kosovë 26.11.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.Prishtina, Prishtinë 25.11.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të njëjtën e ka kanosur. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.Istog 26.11.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.