Tri raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të policisë, një rast ka ndodhur në Kamenicë, një në Suharekë dhe një tjetër në Pejë. Në anën tjetër për këto raste janë arrestuar tre persona të dyshuar për përdorim të dhunës.
Siç njofton policia, personi i arrestuar në Kamenicë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij, ndërkohë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në Suharekë gjithashtu është arrestuar një tjetër person pasi i njëjti pas një mosëmarrveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ndërsa në Pejë poashtu është arrestuar një person pasi dyshohej se kishte kanosur bashkëshorten e tij.
“Kamenicë 22.11.2022-14:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Suharekë 22.11.2022 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pasi kishte shkuar në QPS-së për ta marrë vajzën e tij sipas marrëveshjes që kishin me viktimën, janë fjalosur në mes veti dhe i dyshuari e ka goditur me grusht viktimën të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Pejë 21.11.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
