Dhunohet një person në Istog
Një rast i dhunimit sipas policisë së Kosovës ka ndodhur në qytetin e Istogut para një muaji e gjysmë.
Por, raportimi për këtë rast është bërë vetëm pas diisa javëve.
Nga Policia e Kosovës njoftojnë se viktima tashmë është intervistuar, por jo edhe I dyshuari.
“Është raportuar se ka ndodhur një rast i dhunimit. Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.”, njoftoj policia.