Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri rate të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, e një tjetër në Prizren.

Raporti i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë, 19.08.2023-01:50. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i ka sulmuar fizikisht viktimën dhe dy djemtë e tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë, 19.08.2023-15:20. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

SULM / DHUNË NË FAMILJE

Prizren 19.08.2023-12:50. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte.

Lajme të ngjashme