Tri komisione parlamentare mblidhen sot - NACIONALE

Tri komisione parlamentare mblidhen sot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këtë të mërkurë, në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen tri komisione parlamentare.

Këto komisione pritet të fillojnë nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Në orën 11:00 pritet të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në orën 13:00 pritet të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Në po të njëjtën orë, 13:00, pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Lajme të ngjashme