Katër kilometra kolonë në Merdarë, pesë orë pritje për të dalë nga Kosova
Tashmë mërgimtarët janë drejt fundit të pushimeve të tyre të Kosovë. E një gjë e tillë vërehet edhe nga fluksi në kufirin me Serbinë.
Në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme mund të shihet se për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve, janë krijuar kolona të gjata në kufi me Serbinë.
Në Merdare kolona është e gjatë deri në 4 kilometra, ndërsa pritjet deri në 5 orë.
Ndërsa në Mutivodë kolona është deri në 1 kilometër, ndërsa pritjet deri në dy orë.