“Tri fraktura në kokë, dorën e djathtë të thyer” — Detaje nga rrahja e imamit nga Podujeva - NACIONALE

“Tri fraktura në kokë, dorën e djathtë të thyer” — Detaje nga rrahja e imamit nga Podujeva

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Imami nga Podujeva, Zeqir Berisha, është jashtë rrezikut për jetë, pasi dyshohet se u rrah nga Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

Por, s’ishte edhe aq mirë kur kishte marr ndihmën mjekësorë. Sipas burimeve imami ishte pa vetëdije, raporton Express.

Imami ka pësuar lëndime në kokë, tri fraktura dhe dorën e djathtë të thyer.

Murturët dyshohet se kanë përdorur mjete të forta gjatë sulmit mbi imamin nga Podujeva.

Imami fillimisht ka pranuar tretman në QKMF në Poduejvë, pastaj është dërguar në QKUK.