Trepça e pezullon edhe një punëtor, thotë se bëri shkelje të rëndë të detyrave
Ndërmarrja Trepça Sh.A ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor.
Sipas njoftimit të publikuar në llogarinë në Facebook, thuhet se punëtori në fjalë ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti.
“Poashtu, me datën 17.9.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se z.A.B. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë Keqpërdorim të informatës zyrtare të paraparë në nenin 416 par.2 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS” – thuhet në njoftim.