Trendafilovës i zgjatet mandati i kryetares së Dhomave të Specializuara edhe për katër vjet - NACIONALE

Trendafilovës i zgjatet mandati i kryetares së Dhomave të Specializuara edhe për katër vjet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dhoma e Specializuar e Kosovës ka njoftuar se gjyqtares Ekaterina Trendafilova i është vazhduar mandati si kryetare edhe për katër vite të tjera.

Autoriteti emërues, gjeneral Xhovani Barbano (Giovanni Barbano), riemëroi gjykatësen Ekaterina Trendafilova si Kryetare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) për një mandat katërvjeçar, duke filluar nga data 16 dhjetor 2024. Mandati aktual i Kryetares Trendafilova përfundon më 15 dhjetor 2024.” – potencohet në njoftim.

Trendafilova u shpreh se “e vlerëson besimin që po i jepet përsëri” dhe se “ka besim se DHSK-ja do të vijojë t’i kryejë proceset gjyqësore në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efikase, siç përcaktohet në kornizën ligjore të Gjykatës”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme