Trevjetori i pushtimit rus, Maqedonci: Vitin e kaluar i dërguam Ukrainës dy pako mbështetëse ushtarake - NACIONALE

Trevjetori i pushtimit rus, Maqedonci: Vitin e kaluar i dërguam Ukrainës dy pako mbështetëse ushtarake

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në trevjetorin e nisjes së pushtimit të shkallës së gjerë në Ukrainë nga Federata Ruse, ka shkruar Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili rikujtoi mbështetjen kosovare ndaj Ukrainës,

“Në këto tri vite, ata janë mbështetur nga bota perëndimore me ndihma dhe armatim. Në kapacitetet tona, Kosova ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur këtë luftë të drejtë të popullit ukrainas.

Mes tjerash, në aspektin ushtarak, ne kemi trajnuar për EOD 5 grupe në Kosovë, që nga viti 2023 jemi pjesë e operacionit Interflex ku jemi duke trajnuar në Mbreterine e Bashkuar rekrutët ukrainas ndërsa vitin e kaluar kemi dërguar dy pako mbështetëse ushtarake”, shkroi Maqedonci.

Lajme të ngjashme