Tre ushtarë holandezë u qëlluan në SHBA - NACIONALE

Tre ushtarë holandezë u qëlluan në SHBA

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Tre ushtarë holandezë u qëlluan me armë zjarri në qendër të qytetit amerikan Indianapolis, pas një trazirë para hotelit ku ata po qëndronin.

Ushtarët që u qëlluan u transferuan në spitalet aty pranë.

Ministria holandeze dhe policia lokale po japin informacione kontradiktore - Ministria Holandeze e Mbrojtjes tha se një ushtar ishte në gjendje kritike dhe dy të tjerë ishin të vetëdijshëm, ndërsa policia e Indianapolis tha se dy ushtarë ishin në gjendje kritike dhe një i tretë ishte në gjendje të qëndrueshme.

Ministria thekson se ata janë trajnuar në Indiana. Departamenti tha se familjet e viktimave të të shtënave janë njoftuar ndërsa policia e Indianapolis vazhdon hetimin, raporton AP. /Nacionale/

Lajme të ngjashme