Tre të vrarë e katër të plagosur nga një sulm rus në Donetsk të Ukrainës
Rusia sulmoi të enjten një fshat të rajonit lindor ukrainas, Donetsk, duke vrarë tre persona e duke plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë, thanë prokurorët.
Fshati Rozkishne, rreth 25 kilometra larg vijës së frontit, u vu në shënjestër të sulmit, thanë prokurorët rajonalë në rrjetin “Telegram”, raporton agjencia “Reuters”.
Sipas të dhënave preliminare, trupat ruse e përdorën sistemin “Smerch” për të hedhur municion thërrmues, thanë prokurorët.
Në mesin e të lënduarve ishte një djalë 14 vjeç, që është dërguar në spital.
Prokurorët shtuan se katër shtëpi, vetura e një gyp gazi u dëmtuan nga sulmi, shtuan prokurorët.