Tre të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë - NACIONALE

Tre të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të dielën rreth orës 23:00, në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, njëri me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta.

Personi i plagosur me armë zjarri është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i dyshuari për të shtënat është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se policia është duke e hetuar rastin.

“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të ngjashme