Tre të lënduar pas një konflikti për punime pranë pronës në Ferizaj
Tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike mëngjesin e së shtunës në fshatin Doganaj në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me punime pranë një prone, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 18 prill 2026 rreth orës 07:50, ndërsa në vendin e ngjarjes janë identifikuar M.H. 47 vjeç, V.H. 43 vjeç dhe A.H. 71 vjeç. Të tre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF në Ferizaj.
Gjatë trajtimit të rastit, policia tha se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje.
Me autorizim të prokurorit, është iniciuar rast për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti mbetet në hetime.