Tre të lënduar në Vranjevc pas të shtënave me armë, policia jep detaje
Të shtunën pasdite, në lagjen Vranjevc të Prishtinës, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ngjarje gjatë së cilës tre persona kanë pësuar lëndime, por jo si pasojë e të shtënave.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se patrullat policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, nga rasti janë lënduar tre persona, mirëpo lëndimet e tyre nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.