Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë
Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të hënën në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se të përfshira në këtë aksident kanë qenë një veturë dhe dy motoçikleta.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Fehmi Agani”në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona” – ka thënë ajo.
Tashmë me këtë rast po merret njësiti i trafikur i Policisë së Kosovës.