Tre rusë tentuan të hyjnë në Uzinën e Gramshit: Ministria konfirmon se janë lënduar dy ushtarë - NACIONALE

Tre rusë tentuan të hyjnë në Uzinën e Gramshit: Ministria konfirmon se janë lënduar dy ushtarë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka reaguar pasi tre shtetasë të Rusisë tentuan të futeshin në Uzinën në Gramsh, ku ka konfirmuar se dy ushtarakë shqiptarë kanë mbetur të lënduar.

Ministria përmes një reagimi ka thënë se mbrëmjen e sotme ka ndodhur një incident në Uzinën e Përpunimit të Armëve.

Ushtarakët e lënduar janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lajme të ngjashme