Tre britanikë raportojnë në Polici: U sulmuam me armë zjarri nga një veturë - NACIONALE

Tre britanikë raportojnë në Polici: U sulmuam me armë zjarri nga një veturë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre shtetas britanikë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se janë sulmuar me armë zjarri.

Si pasojë njëri prej tyre është lënduar.

Njoftimi:

Rr. Rrafshi i Kosovës, Prishtinë 23.08.2023 - 01:50. Tre viktimat meshkuj me shtetësi Britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme