Trajkoviq ndalohet sërish nga policia serbe: Pse po e bëni këtë? - NACIONALE

Trajkoviq ndalohet sërish nga policia serbe: Pse po e bëni këtë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rada Trajkoviq, politikane serbe që aktualisht është këshilltare e ministrit serb Nenad Rashiqit, ka njoftuar se është ndaluar nga policia serbe.

Ajo përmes një statusi në rrjetin e saj social ‘Twitter’, ka thënë se është ndaluar në aeroportin e Beogradit.

Tutje, ajo ka bërë pyetje krerët e Serbisë, se pse po e bëjnë këtë, pasi flitet për Serbinë në BE dhe Ballkanin e Hapur dhe liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për atë dhe familjen e saj.

Po flasim për Serbinë në BE dhe Ballkanin e Hapur dhe liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen time. Pyetje për @predsednikrs @SerbianPM @SerbianGov: pse po e ben kete?”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme