Trajkoviq: Jam ende në mbajtje dhe nuk ndihem mirë për shkak të mungesës së terapisë - NACIONALE

Trajkoviq: Jam ende në mbajtje dhe nuk ndihem mirë për shkak të mungesës së terapisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, e cila nuk është lejuar të futet në Kosovë në pikën kufitare në Merdare, ka shkruar po vazhdon të mbahet nga autoritetet serbe dhe shëndeti i saj nuk është i plotë.

Politikanja serbe, përmes një postim në llogarinë e saj në Twitter ka kërkuar llogari se kush do mbajë përgjegjësi për gjendjen e saj shëndetësore, për shkak të mungesës së terapisë, anise tashmë është dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

”Z. Bratislav Gashiq, ju lutem përgjigjuni?”,shkruan Trajkoviq.

”Unë jam ende në mbajtje dhe nuk ndihem mirë. Me kërkesën time në polici për konfirmimin e kohëzgjatjes dhe arsyes së ndalimit, si dhe se kush do të jetë përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes sime shëndetësore për shkak të mungesës së terapisë, jam dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë”, shkruan ajo.

Trajkoviq kishte shkruar se në Kosovë po vinte që të takohej me përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë dhe me zyrën greke.

Lajme të ngjashme